Izmir Zeqiri kërcënohet sërish përmes rrjeteve sociale, publikon identitetin e serbit – FOTO
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka njoftuar se është kërcënuar përmes rrjeteve sociale.
Zeqiri tha se kjo po ndodh për herën e katërt, nga një individ, i cili ai e cilëson si një kriminel.
Sipas tij, ky individ është pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe ka bërë kërcënime serioze me vrasje, duke ofenduar gjithashtu heronjtë dhe figurat historike të popullit shqiptar.
Ai theksoi se ky person, është një frikacak, nuk ka guxim të përballet me të në realitet dhe ka zgjedhur rrjetet sociale për të realizuar këto kërcënime dhe fyerje.
I pari i Zubin Potokut, ka kërkuar që organet përkatëse të merren me këtë çështje dhe të sigurojnë mbrojtjen e tij dhe të nderit të popullit shqiptar, duke e denoncuar këtë veprim në përputhje me ligjin.