Izmaku: VV-ja nuk ka potencial me e përballu asnjë vendim të madh, për këtë duhet rikthimi në pushtet i njerëzve si Limaj dhe Haradinaj
Anëtarja e NISMA-s, Xhevahire Izmaku gjatë një interviste në Periskopi “thumboi” Lëvizjen Vetëvendosje se proceset e mëdha që e presin Kosovën “nuk ka potencial me i përballu një parti që nuk ka qenë aktiv në asnjë vendim të madh të krijimit të shtetit as të çlirimit”, shkruan Periskopi.
Sipas Izmakut këto mund t’i përballojnë vetëm Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj.
“Unë mendoj se kish qenë alternativa ma e mirë e mundshme për shtetin, jo për partitë politike edhe pa pas asnjë përcaktim kohor, konsideroj që proceset e rënda që na presin në vazhdimësi nuk ka potencial me i përballu ni subjekt politik që nuk ka qenë aktiv në asnjë vendim të madh të krijimit të shtetit as të çlirimit. Liderët akutal që qëndrojnë në opozitë po them kryesisht liderët që vijnë nga radhët e luftës Fatmir Limaj e Ramush Haradinaj, por edhe pjesa e organizmiti pasor të LDK-së, është shumë e natyrshme që këta njerëz që kanë dhënë gjithçka për krijimin e lirisë e pastaj krijiin e shtetësisë. Kanë kapacitet me i përballu presionit gjatë vendimeve të mëdha që na presin e që nuk do të jenë të lehta”, tha Izmaku ndër të tjera.
Intervisten e gjeni më poshtë: