Izmaku kritikon Kurtin: Nuk e ke menaxhuar mirë rrymën, pate premtuar ulje të çmimit dhe nuk e bëre
Kandidatja për deputete nga NISMA, Xhevahire Izmaku ka reaguar ndaj mungesës së rrymës në disa qytete të Kosovës.
Izmaku ka shkruar se që nga paslufta nuk ka ndodhur të ketë krizë energjetike si dhe të ketë shtrenjtim të rrymës.
Reagimi i plotë:
Unë nuk e kujtoj që prej paslufte që ka ndodh që e kena pas qetë krizë, ti e paguan tre fish më shumë rrymën. Kisha harruar zhurmën e agregatit dhe tash e dëgjon edhe është një ndjenjë shumë e keqe. Pse s’ka asnjë deklaratë që del qeveria, kjo nuk është një situatë që nuk është parashikuar, gjithmonë dimrit e dimë që qytetarët tonë e përdorin energjinë elektrike edhe për ngrohje, nuk është e mirë por është e detyrueshme nëse s’ka një metodë tjetër.
Kanë ardhur bashkatdhetaret në kohën e festave dhe nuk ka energji elektrike, kjo është e ulët. Kjo tregon se ti si qeveri nuk e ke menaxhuar hiç vetëm rritja e çmimit. Kurti pati premtuar ulje të çmimit dhe nuk është që ti e ke bërë një premtim veç kot, është publik.