Izmaku falënderon bashkëvendasit: Bashkë do t’i realizojmë qëllimet tona të mëdha!
Partia Nisma, në krye me Fatmir Limaj, kanë mbajtur tubimin e radhës në Vushtrri.
Ajo ka falënderuar përkrahësit e shumët të saj, që ishin të pranishëm në shtëpinë e kulturës “Hasan Prishtina”.
“Falë jush, kjo ngjarje shënoi një moment të rëndësishëm që na motivon për të punuar më shumë e për të qenë gjithmonë pranë qytetarëve tanë. Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj! Bashkë do t’i realizojmë qëllimet tona të mëdha!”, ka shkruar Izmaku në Facebook.