Izedin Bytyqi nxjerret nga zyrat e MMPHI-së
Bytyqi, i shoqëruar nga zyrtarët policorë, është parë duke zbritur nga një veturë e Policisë së Kosovës dhe është shoqëruar brenda Ministrisë së Mjedisit, raporton Paparaci.
Ai dyshohet për përfshirje në rastin e faljes së borxheve të kompanive të ambalazhuesve të ujit.
Prokuroria Speciale e Kosovës është deklaruar për bastisjen e së martës në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Siç thotë Prokuroria, në Ministrinë e Mjedisit janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorim të detyrës zyrtare, shpëlarje parash dhe mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë a detyrimeve financiare.
“Ju informoj se me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në MMPHI. Janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga neni 414 i KPK-së, shpërlarjes së parasë nga neni 302 i KPK-së dhe veprën penale të mosraportimit apo raportimit të rremë i pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare, nga neni 430, paragrafi 2 i KPK-së”, njofton Prokuroria Speciale.
Tutje, Prokuroria ka thënë se pas përfundimit të aksionit do të ketë njoftim.
Ia bastisën shtëpinë, zyrtarët policorë e sjellin Izedin Bytyqi në Ministrinë e Mjedisit
Prokuroria Speciale deklarohet për bastisjen te Ministria e Mjedisit