Iverson i bashkohet ish yllit të NBA – promovojnë brendin e kanabisit

Ish lojtari i NBA, Allen Iverson, ka vendosur t’i bashkohet Al Harrington në tentimin për të promovuar vlerat e kanabisit.
I njohur si ‘The Answer’, Iverson, pati një karrierë të shquar në NBA, me fanellën e Philadelphia 76ers, por tani po mendon për diçka jashtë parketit.
Raportohet se Iverson i është bashkuar brendit të kanabisit Viola, që është krijuar nga Al Harrington, transmeton periskopi. Nga ky brend njoftohet rregullisht sidomos për përfitimet që kanabisi i sjell botës së medicinës.
Me paraqitjet e tij në parketet e NBA, Iverson kishte ndryshuar kulturën e basketbollit amerikan dhe jo vetëm. Tani, ai po synon të intervenojë në sfera edhe më të gjera.
Iverson i është bashkuar kësaj kompanie si një figurë që ishte selektuar 11 herë si ‘All-Star’, si MVP i 2001 në NBA, si dhe si një anëtar i klasës ‘Hall of Fame’. /Periskopi/