Iu dha penallti Malishevës, tifozët e Vushtrrisë shqyejnë rrjetën e hedhin ulëse në fushë

Iu dha penallti Malishevës, tifozët e Vushtrrisë shqyejnë rrjetën e hedhin ulëse në fushë

Është ndërprerë në minutën e 78-të ndeshja e barazhit mes Vushtrrisë dhe Malishevës.

Kjo, pasi tifozët vushtrrias shqyen rrjetën e portës së tyre dhe hodhën ulëse të shkoqura nga shkallët e stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë si shkak i pakënqasisë se Malishevës iu dha një penalti.

Momentalisht rezultati është 0-2 në favor të Malishevës dhe duhen edhe 12 minuta që Malisheva të mbetet në Superligën e Kosovës në futboll.

Shpërndaje në: