Iu dha lamtumira e fundit futbollistit Erion Kajtazi
Sot në fshatin Zasellë të Mitrovicës, në prani të familjarëve, bashkëlojtarëve, shokëve, trajnerëve e mësimdhënësve, drejtuesve të institucioneve dhe qytetarëve të shumtë, iu dha lamtumira e fundit futbollistit 17-vjeçar të FC “Trepça’89” dhe Kombëtares U17, Erion Kajtazi.
Kajtazi ndërroi jetë në fushën e gjelbër dje, pas një ataku në zemër.
Erioni u përcoll mes lotësh e dhembjesh jo vetëm nga familja, por edhe të gjithë ata që ishin të pranishëm në ceremoninë e varrimit.
Presidenti Agim Ademi në fjalën e tij emocionuese theksoi se ikja e hershme e Erionit është një dhembje e madhe për familjen dhe humbje e madhe për futbollin e Kosovës, pasi ai vlerësohej si njëri prej lojtarëve më të talentuar të gjeneratës së tij dhe i gatshëm për të bërë karrierë në futbollin evropian.