Iu aksidentua “pjesëtari” i familjes, Ronaldo e Georgina nisen me avion privat drejt Spanjës
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë tronditur pasi macja e tyre 3000 dollarëshe u aksidentua nga një makinë.
Macja e quajtur Pepe u përplas nga një automjet sapo doli nga shtëpia luksoze e yllit të futbollit.
Sipas burimeve të mediave të huaja, bëhet me dije se çifti e dërgoi me avion privat macen në spitalin e Madridit për të shpëtuar.
Prej dy vitesh macja është bërë pjesë e familjes së Ronaldos, ndërsa ka qenë krah tyre në çdo moment apo pushime.