Italia vazhdon në çerek-finale, përfundon aventura për Austrinë në Euro 2020

Sapo ka përfunduar ndeshja mes Italisë dhe Austrisë e vlefshme për 1/8 të Euro 2020.
Skuadra e Mancinit ka arritur të kalojë në fazën tjetër falë golave të shënuar në kohë shtesë me anë të Chiesas në të 94-tën dhe Pezzinas në të 105-tën, transmeton Periskopi.
Austria bëri një ndeshje mjaft të bukur ku tregoi rezistencë dhe i krijuan shumë probleme Italisë në Wembley.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 2 me 1 për vendasit.
Italia nesër e mëson se me kë do të përballet në sfidën mes Portugalisë dhe Belgjikës./Periskopi