Italia shënon fitore ndaj Hungarisë, merr kreun e grupit
Kombëtarja e Italisë është lidere e re e grupit të tretë në Ligën e A.
Skuadra e Roberto Mancini ka shënuar një fitore me rezultatin 0:2, në udhëtim kundër Hungarisë.
Italia zhbllokoi sfidën pas vetëm 27’ minutave lojë, kur Raspadori dërgoi topin në rrjetë.
Në pjesën e dytë, italianët goditën edhe një herë, kësaj radhe me anë të Dimarco, kur luhej minuta 52’.
Me këto dy gola u vendos fati i takimit, dhe Italia mori kreun e tabelës.
Italia numëron tashmë 11 pikë në pozitën e parë në grup, kurse Hungaria mbetet në kuotën e 10 pikëve, në pozitën e dytë.
Në grup me këto dy kombëtare janë edhe Gjermania e Anglia.