Italia pushim grave gjatë ciklit menstrual
Ky projektligj është prezantuar nga katër femra në prill të vitit të kaluar, ndërkaq tani po shqyrtohet për tu miratuar.
Lajmi është pritur me entuziazëm nga të gjithë, madje edhe ndërkombëtarët. “Italia, një vend i seksizmit, me një politikë progresive ku do të përfitojnë gratë!, Kjo me të vërtetë është për tu festuar”.
Por prapa gjitha këtyre lajmeve të mira, një numër i madh i grave janë të papuna, në krahasim me meshkujt.
Gratë në Itali kanë shkallën më të ulët të fuqisë punëtore në mesin e të ardhurave ekonomike. Më pak se vetëm 50% e tyre janë të punësuara. Nga to, rreth një e treta janë të punësuara me orar të plotë.
Tani Italia, ka politika miqësore për gratë në këtë vend.
Një pjesë e muajit të pushimit të lehonave, do t’ju paguhet 80% e pagës. Baballarët e këtyre fëmijëve, nuk do të kenë qasje në këtë dobi, por kur nëna të përfundojë pushimin pesë mujor të shtatzënisë, të dy prindërit do të marrin deri në gjashtë muaj 30% të rrogave, gjithashtu do të kenë mundësi të punojnë me orar të reduktuar, në rast se nënat i kanë bebet në gji.
Pushimi i lehonave do të paguhet nga qeveria.
Në rast se legjislacioni kalon, gratë në kohën e menstruacioneve do të marrin pushim kur të jenë me dhimbje, në të njëjtën kohë edhe do të paguhen për këtë. E gjithashtu, frika se ato do të largohen nga puna më nuk ekziston.
Ky do të jetë një hap i madh për të gjitha gratë në Itali, kështu dy gjinitë do të punojnë me të drejta të barabarta. Angazhimi i njërës gjini në punë nuk do shikohet më ndryshe, madje as nëpër letra.