Italia i investon 8.7 miliardë euro në autoindustri
Si pjesë e pakos së masave për mbështetje të ekonomisë dhe për zbutje të rritjes së faturave për energji elektrike, Italia sivjet do të ndajë 700 milionë euro dhe nga një miliardë euro të tjera në vit, nga viti 2023 deri në vitin 2030.
Pakoja e re i plotëson kërkesat e kompanive dhe sindikatave për miratimin e një programi strukturor afatmesëm, pasi që Roma, sipas grupit lobues Anfia, shpenzoi rreth 1.35 miliardë euro në 2020 dhe 2021 për të mbështetur autoindustrinë, kryesisht përmes masave preiodike të rifinancimit.
Edhe pse mbetet prapa prodhuesve tjerë evropianë, si Gjermania dhe Franca, Italia aktualisht po e rrit prodhimin e automjeteve elektrike, perms prodhuesit më të madh në vend, Stelantis, duke prezantuar vazhdimisht modele dhe plane të reja.
Vitin e kaluar, Gjermania subvencionoi blerjen e veturave elektrike dhe automjeteve hibride me 3.1 miliardë euro, që i bie gati pesë herë më shumë se në vitin 2020.