Italia i ‘çelë sytë’ – Fiton ndaj Hungarisë

Italia i ‘çelë sytë’ – Fiton ndaj Hungarisë

Kombëtarja e Italisë e ka regjistruar fitoren e parë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Pas barazimit me Gjermaninë, të përzgjedhurit e Roberto Mancinit shënuan fitore ndaj Hungarisë në ndeshjen e dytë të Grupit 2 në Ligën A.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Dino Manuzzi” ka përfunduar me rezultatin 2:1.

“Azzurrët” të dy golat e fitores i shënuan në pjesën e parë. Fillimisht shënoi Nicolo Barella në minutën e 30-të, e pastaj Lorenzo Pellegrini në minutën e 45-të.

Golin e vetëm hungarezëve ia dhuroi Gianluca Mancini, i cili shënoi autogol në minutën e 61-të.

Italia me katër pikë renditet e dyta në grup, kurse Hungaria një pozitë më poshtë me tri pikë.

Shpërndaje në: