Italia bilanc perfekt në grup me fitoren kundër Uellsit, të dy Kombëtaret vazhdojnë tutje

Italia bilanc perfekt në grup me fitoren kundër Uellsit, të dy Kombëtaret vazhdojnë tutje

Italia ka shënuar fitore minimale ndaj Uellsit.

Skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini triumfoi me rezultat minimal 1 – 0.

Pas një harkimi të shkurtër nga Marco Verratti, Pessina e konkretizoi në gol (39′).

Në tërë ndeshjen Italia ishte më kërkuese dhe ka mundur që të shënonte më shumë, por mungoi goditja finale.

Për Uellsin gjërat u vështirësuan kur Ampadu u ndëshkua me të kuq pas një ndërhyrje të rrezikshme (55′).

Uellsi gjithashtu mund të shënonte edhe pse ishte me 10 lojtarë, por rastet nuk u konkretizuan nga yjet si Gareth Bale apo Aaron Ramsey.

Italia kualifikohet tutje si lider i grupit A me 9 pikë, se bashku me Uells që renditët në pozitën e dytë me 4 pikë, aq sa ka edhe Zvicra, por qëndron më mirë nga golaverazhi.

Ndërkohë, Turqia përfundon aventurën në “Euro 2020” pa pikë.

Shpërndaje në: