Italia bëhet gjysëm-finalistja e dytë pas një beteje kundër Belgjikës
Sapo është mbyllur çerek-finalja e dytë e Euro2020, mes Italisë dhe Belgjikës.
Skuadra e Mancinit, e cila u konsiderua edhe favoritë ka arritur të kalojë në fazën tjetër me golat e Barellas në minutën e 31-të dhe Insigne në të 44-tën, kurse të vetmin gol për belgët e shënoi Lukaku me anë të një penalltie në minutën e fundit të pjesës së parë.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 1 me 2, transmeton Periskopi.
Pjesa e dytë nuk dhuroi gola, me Belgjikën që tentonin të riktheheshin në ndeshje por nuk arritën pasi që mbrojtja e Italisë ishte për çdo lavdatë.
Tani skuadra e Italisë do të përballet me Spanjën në gjysmë-finalen e Euro 2020.