Itali – Spanjë: Formacionet e mundshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve

Itali – Spanjë: Formacionet e mundshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve

Futbolli me kombëtare megjithatë nuk është krejt i mërzitshëm. Një nga rastet kur spektakli është i garantuar është ai i mbrëmjes së sotme, kur Italia dhe Spanja kontestojnë njëra tjetrën në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

Kombëtarja e Italisë dhe ajo e Spanjës synojnë finalen e ‘Final Four’. Kjo do të jetë ndeshja e dytë mes tyre këtë sezon, që ka rëndësi të lartë, pas gjysmëfinales së Euro 2020.

Në këtë ndeshje, të dyja skuadrat pritet që të startojnë me sistemin 4-3-3, por me disa ndryshime nga gjysmëfinalja e Euro.

Te Spanja si befasi pritet të jenë Reguilon dhe Gavi, kurse Italia pritet të prijë sulmin me Moise Kean.

Më poshtë Periskopi ua përcjell formacionet e mundshme të dy kombëtareve për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.

Spanja: (4-3-3): Simon; Azpilicueta, Laporte, Torres, Reguilon; Koke, Busquets, Gavi; Sarabia, Torres, Oyarzabal

Italia: (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Kean, Insigne. /Periskopi/

Shpërndaje në: