Itali, 1598 çifte kërcejnë valsin “më të madh” në botë në Trieste
Në Trieste u kërcye valsi më i madh në botë duke arritur të thyhet Rekordi Botëror i Guiness.
1598 çifte, 88 më shumë se rekordi i mëparshëm boshnjak janë bërë bashkë për të thyer rekordin.
Balerinët kanë kërcyer për pesë minuta rresht pa u ndalur, nën kujdesin e vëmendshëm të gjyqtarëve ndërkombëtarë. Sheshi Unità ishte skena e ballos gjigande.
Çifte të ndryshëm erdhën edhe nga Sllovenia, Kroacia dhe Austria për të marrë pjesë në “Valsin e rekordeve”.
Mes tyre edhe kantautori Lorenzo Pilat. Një fitore e madhe për Trieste që vitin e kaluar numëroi 1292 çifte kundrejt 1511 që ishte rekordi.
Lajmin e bukur e bëri kryebashkiaku Roberto Dipiazza (i cili mori pjesë në kërcim bashkë me bashkëshorten e tij).