Isufi: Kjo qeveri nuk ka çka të ofrojë pos përçarjes!
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi dhe deputeti Besnik Tahiri, njëherit të të dy kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës, në emisionin Pressing, kanë folir për projektin e Kosovës Fituese dhe zgjedhjet e 9 shkurtit.
Përfaqësuesit e AAK-së besojnë fuqishëm që do të dalin fitues dhe do të formojnë qeverinë e Kosovës.
“Ne jemi tu pritë fitore. Alaenca ka me dal më mirë se kurdo herë tjetër në këto zgjedhje. Këtë bindje e e kemi nga përkrahja e madhe e popullit në çdo vend që po shkojmë. Prandaj, po ju them se ne veç jemi duke e përgatitur programin qeverisës”, tha Tahiri.
Ndërsa, nënkryetari Isufi tha se për herë të parë prej krijimit të institucioneve pozita e sulomn opozitën dhe e përçan popullin.
“Prej krijmit të institucioneve të Kosovës për herë të parë ndodh që pozita me sulmu opozitën. Krejt kjo po ndodh për shkak të paftësisë së tyre që nuk kanë arritur ti përfundojnë premtimet që ja kanë premtuar popullit të Kosovës. Gjithë partnerët që në një masë e kanë përkrah me ardh në pushtet, krejt sot i ka kundërshtar, tha Isufi.
“Kryetari Haradinaj gjithmonë ka qenë i drejtpërdrejt kur është bërë fjalë pë çështje jetike të vendit. Dhe nuk është kursyer aspak”, shtoi ai.
Tutje kandidati për deputet Besnik Tahiri, ja ka numëruar dështimet kryeministrit Albin Kurti dhe ka thënë se Kosova si asnjëherë më parë i ka raportet më të dobëta me SHBA.
“Kjo qeveri është mashtruese. Është mashtruese se ka premtu që ka me zhbë AKP, nuk e ka bë, e ka premtu Fondin Sovran, ka premtu qe do ti bëjë 130 qerdhe i ka bë vetëm katra, ka premtu përmbylljen e autostradave, asnjë të vetëme se ka bë, ka premtu sigurim shëndetësor, nuk e ka bë, madje kjo Qeveri ka votu së bashku me Listën Serbe kundër pagës minimale për veteranët. Kosova nën udhëheqejen e këtoj kryeministri është ne saksione të BE-së dhe raportet më të dobëta që i ka pas ndonjëherë Kosova me SHBA-të”, tha Tahiri.