Isufi emocionon të gjithë: Sot do të fitoj për babain tim të ndjerë, për familjen, për Tërnocin dhe gjithë shqiptarët

Isufi emocionon të gjithë: Sot do të fitoj për babain tim të ndjerë, për familjen, për Tërnocin dhe  gjithë shqiptarët

Boksieri shqiptar nga Tërnoci, Shefat Isufi sonte në Mynih të Gjermanisë lufton për titullin e botës për brezin WBF.

Kundërshtari i Isufit është Grigor Saruhanian, ndërsa meçi pritet të fillojë nga ora 23:00, shkruan Periskopi.

Isufi para këtij meçi ka shkruar në ‘Facebook’ se do të fitojë për babain e tij të ndjerë dhe gjithë shqiptarët.

“Sot do të fitoj për Babain tim të ndjer, për familjen, për Tërnocin dhe për gjithë shqiptarët”, shkroi ai.

Kujtojmë se kjo është ndeshjen e rëndësishme për 32-vjeçarin i cili ka 38 ndeshje, 32 i ka fituar, 4 i ka humbur dhe ka mbetur me 2 barazime.

Shpërndaje në: