Ismet Munishi uron Ballkanin për titullin e fituar, këto janë fjalët e tij
Trajneri i njohur kosovar i cili së fundi u shkarkuar nga Gjilani, Ismet Munishi e ka uruar Ballkanin për titullin kampion.
Trajneri përmes një postimi në Facebook‘ ka uruar Ballkanin dhe gjithë qytetarët e Suharekës për këtë arritje historike, shkruan Periskopi.
“Urime Fc Ballkani titulli kampion, urime qytetareve te Suharekes,urime Xhebrailave, urime gjithe atyre qe ndihmuan per kete sukses historik”.
Kujtojmë se Munishi ishte pjesë e Ballkanit gjatë viti 2020 kur edhe u shkarkua, pasi nuk i arriti objektivat e klubit.