Ismet Munishi: ‘Topi i Artë’ u bo si mis gjyshja, marre
Ismet Munishi ka bërë një reagim sensacinal pasi Lionel Messi fitoi ‘Topin e Artë’ në ceremoninë e Parisit.
Superylli argjentinas e fitoi trofeun më prestigjioz individual të futbollit në botë për herë të shtatë, duke mposhtur garën e fortë të Robert Lewandowskit, shkruan Periskopi.
Në fakt, shumë do të argumentojnë se në fakt sulmuesi polak meritoi këtë çmim, pasi pati një vit të jashtëzakonshëm me Bayern Munichun, teksa për një vit më parë ishte favorit i diskutueshëm por fatkeqësisht pandemia ndikoi që ‘Topi i Artë’ të mos ndahej fare në vitin 2020.
Sidoqoftë, një njeri i cili është i bindur se Messi nuk e meritoi ‘Topin e Artë’ por Lewa është trajneri kosovar, Ismet Munishi i cili e ka etiketuar si ‘marre’ triumfin e ish-yllit të Barcelonës.
Më poshtë, statusi i plotë i Munishit në Facebook. /Periskopi.com/