Ismet Munishi ndërron klubin që përkrah pas transferimit të Rashicës te Norwichi

Milot Rashica është transferuar në Premier Ligën angleze tek klubi Norwich City.
Rashica, i cili kaloi tri sezone e gjysmë tek Werder Bremeni, gjatë ditës së sotme ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me klubin anglez.
Interesant ishte reagimi i trajnerit të njohur vendor, Ismet Munishi, i cili në llogarinë e tij personale në Facebook, shkroi se nga sot është tifoz i Norwichit.
“Zyrtarisht jom tifoz me Norwichin. Urime Milot!” – shkroi ai.

Kujtojmë që Milot Rashica dhe Ismet Munishi kanë punuar së bashku gjatë kohës sa dyshja ishin pjesë e Llamkos Kosova (sot KF Vushtrria), ku arritën të shpalleshin kampion të Kosovës në sezonin 2013/2014