Ismet Munishi me mesazh pas humbjes: Shpresojmë që të rregullohet futbolli e më i miri të shpallet kampion!
Skuadra e Ismet Munishit, Gjilani ka humbur ndaj Dukagjinit me rezultatin 2:0 në udhëtim.
Dy golat e Altin Merlakut ishin kyç në fitoren e ekipit nga Klina në këtë ballafaqim.
Pas ndeshjes, Ismet Munishi uroi Dukagjinin për fitoren e merituar, teksa tha se referimi ishte korrekt.
“Si klub jemi duke e dhënë një shembull, sot fitorja e Dukagjini është me plot meritë, tentuam, krijuam shumë raste, portieri kundërshtar intervenoi shumë mirë. Pjesën e parë nuk isha i kënaqur me një futbollist, aty ishte i gjithë problemi. Në kësi ndeshje është shumë vështirë të rikthesh rezultatin, jom shumë i kënaqur me referimin e Genc Nuzës”, tha fillimisht Ismet Munishi për Art Sport.
Munishi më pas tha se tek skuadra e tij po ndikojnë faktorë tjerë, teksa ai shpreson që futbolli të rregullohet.
“Tek ne po ndikojnë psikologjikisht disa faktorë tjerë. Unë besoj që është koha e fundit me rregullu futbollin, të luajmë futboll të pastër, le të del më i miri në kampion dhe më i miri në Evropë. Unë e dhashë një mesazh që është për të mirë të futbollit në vazhdim”, përfundoi ai.