Ismet Munishi i laritet David Beckhamit: Ka një kërkesë të palogjikshme për të

Ismet Munishi i laritet David Beckhamit: Ka një kërkesë të palogjikshme për të

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi nuk ka ngurruar të komentojë në një postim të legjendës së futbollit anglez, David Beckham, shkruan Periskopi.

Në një postim ku Beckham i del në përkrahje Kombëtares së Anglisë, pas humbjes zemërthyese në finale të Euro 2020, Munishi ka lënë një koment.

”Çka mendoni, të bëheni trajner i Kombëtares së Anglisë, zotëri David.

”Përshëndetje të përzemërta nga Kosova.”

No description available.

Sidoqoftë, ai duket se nuk është në dijeni fare se David Beckham nuk është trajner dhe as nuk ka qenë kurrë.

Madje, nuk ka as licencë trajneri, me ish-futbollistin që është pronar i klubit amerikan të futbollit, Inter Miami. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: