Ismet Munishi flet pas barazimit me Dritën, kjo është deklarata e tij
Derbi i madh i futbollit kosovar mes Prishtinës dhe Dritës u mbyll pa gola në 0:0.
Atmosfera ishte fantastike në tribuna, por dyja ekipet nuk treguan asgjë brenda fushë, shkruan Periskopi.
Pas ndeshjes foli edhe trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi ku tha se Drita ishte një kundërshtar i vështirë, por se është i lumtur që po rikthehet entuziazmi për futbollin në kryeqytet.
“Në klub mbretëron një atmosferë shumë e mirë, entuziazmi për futbollin në qytet është rikthyer në masë të madhe. Drita ka një ekip të fortë, e dinim që kemi një kundërshtar të fortë përpara. I përgëzoj djemtë për angazhimin e tyre në këtë takim, duhet të vazhdojmë të punojmë me besim të plotë. Ne do të vazhdojmë të luftojmë, për mua është kënaqësi sepse është një Prishtinë që po rilind në të gjitha aspektet”, tha Munishi.