Ismet Munishi fans i flaktë i hip-hopit: Lojtarët i motivoj me këngët ‘Semafori’, ‘Hajde te Baba’ e ‘SRMN’

Ismet Munishi fans i flaktë i hip-hopit: Lojtarët i motivoj me këngët ‘Semafori’, ‘Hajde te Baba’ e ‘SRMN’

Ismet Munishi njihet si një prej trajnerëve më inspirues dhe motivues për futbollistët e tij, teksa tash këtë luks e kanë lojtarët e Gjilanit.

“Këngët më të cilat i motivoj lojtarët e mi janë “Semafori” kënduar nga MC Kresha, “Flas gjuhën e kampionit” kënduar nga Noizy, “Hajde te baba” kënduar nga Geti, “SRMN” kënduar nga Ledri, etj”, tha Munishi për Infokus.

Momentalisht, Gjilani prin në renditjen tabelare të Superligës me 25 pikë, aq sa ka edhe ekipi tjetër gjilanas, Drita në vendin e dytë.

Ndeshjen e radhës Gjilani e luan të mërkurën ndaj Dritës, takim ky që fillon nga ora 13:00 dhe zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Shpërndaje në: