Ismajli i quan “qenefa” anëtarët e VV-së që e akuzojnë djalin e Sali Çekajt për votat e diasporës: Mundohen ta fshehin hajninë në Ambasada

Ismajli i quan “qenefa” anëtarët e VV-së që e akuzojnë djalin e Sali Çekajt për votat e diasporës: Mundohen ta fshehin hajninë në Ambasada

Ish-deputeti i LVV-së, Fisnik Ismaili, ka reaguar pas akuzave që po bëhen nga disa zyrtarë të LVV-së ndaj kandidatit për deputet të LDK-së, Hysen Çekaj, lidhur me votat që ka marrë në diasporë.

Ismaili ka treguar për përvojën e tij në luftë me Sali Çekajn dhe ka thënë se është marre që të akuzohet djali i një heroi për një gjë të tillë, nga një parti që sipas Ismailit po tenton të mbulojnë hajninë me votat nëpër ambasada.

“Prandej MARRE është me e akuzue për hajni diasporën që i kanë dhanë votë djalit të Sali Çekajt.MARRE DAHA MA E MADHE është me e përdorë këtë për me e mbulue hajninë e vërtetë që ka ndodhë me votat e ambasadave, që shihet prej aeroplanit se janë vjedhë.Qenefa”, ka shkruar Ismaili.

Postimi i plotë:

Me i marrë djali i heroit Sali Çekaj kaq shumë vota në diasporë, nuk është as rastësi, e edhe ma hiç hajni!

Për atë një javë që e kam pasë nderin me qenë bashkëluftëtar i Sali Çekajt, para se me e dhanë ky jetën për liri, është një prej pak njerëzve që më ka lanë pa fjalë e ka zgjue aq respekt te unë.

Në front prej pres 4 të mjesit deri vonë në terr, u kthejke në bazë, e shkruejke raportin e luftës atë ditë në laptop, ia niske mediave me email përmes telefonit satelitor, e merrke të njëjtin telefon edhe ia lexojke mediave të njajtin raport për me e incizu me za, i kryjke krejt deri kah ora 1-2, për me u çu me luftu prapë në orën 4.

Ushtarët e ri si qifti jem i ka trajtue me respektin ma të madh. Nuk habitem pse e kanë dashtë aq shumë shqiptarët në diasporë, ku ky ka qenë aktiv me vite e vite para lufte.

Prandej MARRE është me e akuzue për hajni diasporën që i kanë dhanë votë djalit të Sali Çekajt.

MARRE DAHA MA E MADHE është me e përdorë këtë për me e mbulue hajninë e vërtetë që ka ndodhë me votat e ambasadave, që shihet prej aeroplanit se janë vjedhë.

Qenefa.

Shpërndaje në: