Ishte shpallur në kërkim, Policia arreston të dyshuarin për zjarrvënie e kanosje
Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për veprën zjarrvënie dhe dy kanosje të raportuara në Fushë Kosovë.
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës nëpërmjet një njoftimi.
“Personi arrestuar: I.T, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Polica po vazhdon punën në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
I njëjti ishte shpallur në kërkim më datën 6 nëntor.