Ishte për bastore? Kamerat kapin momentin kur trajneri i PSG’së i ‘gëzohet’ golit të Marseille

Ishte për bastore? Kamerat kapin momentin kur trajneri i PSG’së i ‘gëzohet’ golit të Marseille

Në intervistën paraprake të ndeshjes me Kupën e Francës, Cristophe Galtier tha se do të “injoronte plotësisht faktin që ai kishte lindur dhe luajtur në Marsejë”, një kundërshtar që përfundoi duke e eliminuar Paris Saint-Germain nga gara.

“Unë jam trajner i PSG-së dhe e di kuptimin e këtyre ndeshjeve.

Jam munduar të bllokoj disa rivalë dhe disa familjarë nga celulari për t’u fokusuar vetëm në lojë dhe për të garantuar kualifikimin”, tha trajneri në prag të ndeshjes.

Tashmë gjatë ndeshjes, Galtier përfundoi duke u filmuar me grusht të shtrënguar menjëherë pas golit të dytë të Marsejës. Pamje që nuk kaluan pa u vënë re nga tifozët e PSG-së të cilët reaguan, disa me ironi, ndaj gjestit të trajnerit, duke aluduar se po festonte për golin e tyre.

Shpërndaje në: