Ishte në arrest shtëpie, Fjolla Morina arratiset para syve të policisë
Këngëtarja e njohur Fjolla Morina është arratisur. Nga burgu, gjykata e Kukësit vendosi pak muaj më parë që hetimet ndaj këngëtares të vijonin në arrest shtëpie. Banesa ku Morina qëndronte me qira ishte në Kukës. Ajo e kishte marrë shtëpinë me qira përballë rajonit të policisë, por hyrja ishte nga pas.
Policia ka shkuar sot për kontroll, por nuk e ka gjetur në banesë duke nisur kërkimet.
Këngëtarja u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës me dy armë me vete në makinë. Ndërsa së bashku me të ishte i dashuri i saj dhe shoferi.