Ishte i dënuar me mbi 2 vjet burgim, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është arrestuar një person në Prishtinë, i cili kishte aktive shtatë urdhëresa të gjykatës.
I dyshuari është Xh.P, i dënuar me burgim më shumë se dy vite për “Mashtrim” dhe “Prezantim i rremë”.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet një person që kërkohej me urdhëresa të Gjykatës
Sot nga njësite të stacionit policor Veriu në Prishtinë është arrestuar një person i cili kishte aktive shtatë urdhëresa të gjykatës.
Personi i dyshuar:
XH. P, Mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej pasi që i njëjti është dënuar me burgim (mbi dy vite), për veprat mashtrim dhe prezantim i rremë.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit.