Ishte duke vdekur, e detyruan të pi 15 birra- ja çfarë i ndodhi

Ishte duke vdekur, e detyruan të pi 15 birra- ja çfarë i ndodhi

Një mjek nga Vietnami shpëtoi jetën e një njeriu që vuante nga helmimi me alkool, duke injektuar një sasi prej 15 birra në gjakun e tij. Ja se si është e mundur.Nguyen Van Nath (48) ra pa vetëdije dhe përfundoi në spital më 25 dhjetor.

Mjekët gjetën se niveli i metanolit (forma më e rrezikshme e alkoolit) në gjakun e tij ishte 1,000 herë më e lartë se vlera mesatare.Kur arriti në spital, personeli mjekësor i udhëhequr nga Dr Li Van Lam, menjëherë e vendosi në terapi, e cila përfshinte tre kanaçe me birrë.

Për vetëm 24 orë, mjekët i dhanë intravenozisht gjithsej 15 kanaçe me birrë, ose pothuajse një birrë çdo orë, duke mos llogaritur natën.Kjo ndikoi në organizmin e tij duke ngadalësuar punën e mëlçisë dhe duke çuar në mungesën e absorbimit të metanolit, gjë që lejoi një person të rifitonte vetëdijen.Ekzistojnë dy lloje të alkoolit, etanoli dhe metanoli, të cilët janë të ngjashëm në përbërje kimike dhe të dy janë toksikë për organizmin njerëzor. Megjithatë, metanoli nuk e nxit trupin në mënyrë të favorshme, prandaj është shumë më i rrezikshëm për shëndetin. Kjo është arsyeja pse njerëzit dehen me etanol, dhe jo me metanol, që gjendet në benzinë, antifriz, ngjyra, produkte pastrimi, lëngje për larjen e enëve, etj.

Nën rrethana normale, kur pimë pije me bazë etanoli, enzimat që kemi në trup, të quajtur alkool dehidrogjenazë, thyejnë substancat etanol dhe kështu prodhojnë acetaldehid. Pastaj ajo metabolizohet në një produkt të quajtur acetat, i cili më tej ndahet në ujë dhe në dyoksid karboni para se të hidhet jashtë trupit.Nga ana tjetër, metanoli, i cili mund të jetë fatal edhe nëse futet në doza shumë më të vogla prej etanolit, thyhet nga i njëjti enzimë në një mënyrë krejt tjetër. Ai kthehet në një formaldehid – substancë jashtëzakonisht toksike, e cila më tej krijon acidin formik. Këta dy përbërës janë shumë të rrezikshëm për shëndetin dhe mund të jenë vdekjeprurëse.

Helmimi me metanol shkakton verbëri të përhershme, shkatërrim të sistemit nervor, koma dhe vdekje.Ky gjithashtu do të ishte rasti me këtë pacient sikur të mos i injektohej doza e etanolit, i cili pengoi që formaldehid të shndërrohej në acid formik, i cili lejoi mjekët që ta përgatisin atë për dializë dhe për të hequr alkoolin nga trupi i tij.

Shpërndaje në: