“Ishte akt terrorist”, FBI: Autori i sulmit në New Orleans veproi i vetëm

“Ishte akt terrorist”, FBI: Autori i sulmit në New Orleans veproi i vetëm

I dyshuari për sulmin vdekjeprurës me kamion në rrugën Bourbon në New Orleans herët të enjten, ka të ngjarë të jetë një ‘ujk i vetmuar’ pa asnjë bashkëpunëtor të njohur, njoftoi FBI në një konferencë për shtyp.

“Ne nuk vlerësojmë në këtë pikë se dikush tjetër është i përfshirë në këtë sulm, përveç Shamsud-Din Jabbar, temë për të cilën jeni informuar tashmë”, tha Christopher Raia, nga Divizioni i Kundërterrorizmit në FBI.

Njoftimi i FBI-së është një ndryshim nga një deklaratë më pak se 24 orë më parë, në të cilën ndihmës agjentja speciale përgjegjëse Alethea Duncan tha : “Ne nuk besojmë se Jabbar ishte i vetmi përgjegjës.”

Hetuesit kishin kërkuar nëse të tjerët ishin përgjegjës për vendosjen e pajisjeve shpërthyese të improvizuara veçmas nga kamioni që ata thonë se Shamsud-Din Jabbar përdori për të shtypur turmën në ditën e Vitit të Ri.

Zëvendës ndihmësdrejtori në Divizionin Kundër Terrorizmit në FBI, Christopher Raia tha se sulmi në New Orleans “ishte një akt terrorizmi”.

“Qëllimi im është të jem sa më i afërt me ju për atë që kemi zbuluar deri më tani. Para së gjithash, më lejoni të jem shumë i qartë për këtë pikë, ky ishte një akt terrorizmi”, tha ai. “Ishte i paramenduar dhe një akt i keq”, shtoi Raia.

FBI konfirmoi të enjten se 14 persona u vranë në sulmin terrorist në New Orleans./euronews

Shpërndaje në: