Ishin të dy në një spital, lojtari 20 vjeçari i Wolfsberger tregoi se çfarë i tha Mane gjatë bisedës një orëshe

Ishin të dy në një spital, lojtari 20 vjeçari i Wolfsberger tregoi se çfarë i tha Mane gjatë bisedës një orëshe

Sadio Mane kaloi një orë duke biseduar me lojtarin 20-vjeçar të Wolfsberger, Maxi Scharfetter, kur lojtari i Bayern Munichut kreu operacionin në gju.

Mane pësoi dëmtim gjatë fitores 6-1 të Bayernit ndaj Werder Bremenit, por u përfshi në skuadrën prej 26 lojtarësh të Senegalit për Kupën e Botës, shkruan Periskopi.

Megjithatë, pak ditë para ndeshjes së tyre të parë, u konfirmua se Mane nuk do të mund të luajë në turne pasi dëmtimi i tij kërkonte operacion.

Tani, Mane i është nënshtruar me sukses një operacioni dhe është takuar me lojtarin e ri të Wolfsberger, Scharfetter, i cili ishte në të njëjtin spital me yllin e Senegalit.

Scharfetter tha: “Unë u operova të enjten dhe në mbrëmje pashë në Instagram që Sadio Mané ishte në të njëjtën klinikë me mua.

“Ne folëm për një orë, Mané është një person shumë i mirë. Ai tha se lëndimi im vetëm do të më bënte më të fortë dhe se duhet të jap 110%. Gjëja e fundit që ai tha ishte: Ndoshta do të luajmë një finale të Champions League së bashku”, tha ai./Periskopi/

Shpërndaje në: