Ishi dënon Interin por ‘Nerazzurrët’ menjëherë kundërpërgjigjen
Dueli mes Interit dhe Sampdorias, po del të jetë një ndeshje me shumë gola.
Ndeshja zhvillohet në kuadër të Serie A,në javën e 35 të kampionatit, shkruan Periskopi.
Sampdoria ka arritur që të kthehet në lojë me anë të Candrevas, ku ish lojtari i “nerazurrëve” shënoi në minutën e 35-të pas një asisti të Janktos.
Pak çaste pas golit, Sanchez ka rikthyer “qetësinë” tek kampi i Interit, pasi që arriti ta dërgojë topin prapë në rrjetë në minutën e 36-të pas një harkimi nga ana e djathtë nga Hakimi, për rezultatin 3-1. /Periskopi.com/