Ish-zëvendësministri Mustafa Grainca: Është domosdoshmëri për të ardhmen tonë që Bedri Hamza të jetë Kryeministër

Ish-zëvendësministri Mustafa Grainca: Është domosdoshmëri për të ardhmen tonë që Bedri Hamza të jetë Kryeministër

Ish-zëvendësministri i Financave, Mustafë Grainca, ka thur lavde për kandidatin për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza, duke thënë se “është domosdoshmëri për të ardhmen tonë që ky personalitet i përkryer dhe tashmë i dëshmuar të marrë mbi vete përgjegjësinë qeverisëse, duke qenë kryeministër i Republikës së Kosovës”.

Grainca thotë se vizioni qeverisës i Bedri Hamzës tejkalonte kufizimet institucionale të pozitës së ministrit në kohën e tij si ministër i Financave.

Postimi i plotë:

Bedri Hamza, Kryeministër!

Kisha fatin që për mbi dy vite të shërbeja në pozitën e zëvendësministrit të Financave, z. Bedri Hamza (2017-2019).

Ajo që më la përshtypje të veçantë ishte fakti se kisha mundësinë të kuptoja nga afër dhe të bëhesha pjesë e konceptit të tij menaxherial, si dhe vizionit të tij brilant, të dëshmuar pothuajse në të gjitha çështjet që ishin dhe mbeten determinuese dhe komponentë kyç për zhvillimin e gjithanshëm të shtetit tonë.

Vizioni i tij qeverisës tejkalonte kufizimet institucionale të pozitës së ministrit.

Prandaj, është domosdoshmëri për të ardhmen tonë që ky personalitet i përkryer dhe tashmë i dëshmuar të marrë mbi vete përgjegjësinë qeverisëse, duke qenë kryeministër i Republikës së Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës dhe struktura e saj udhëheqëse, si gjithmonë, edhe kësaj here u treguan vigjilente në momentin e nominimit të z. Hamza për pozitën e kryeministrit.

Pra, vota për Partinë Demokratike të Kosovës është njëkohësisht dhënia e mundësisë që z. Hamza të udhëheqë qeverinë e Republikës sonë.

Kosova jonë kërkon një dinamizëm të theksuar në sferën e zhvillimit të gjithanshëm, një dinamizëm që tashmë po mungon, pasojat e të cilit i ndiejmë çdo ditë.

Koha nuk pret!

Shpërndaje në: