Ish-ylli i Arsenalit problematik, lojtarët e Betisit ia shkulin flokët
Matteo Guendouzi nuk është kurrë larg telasheve dhe u përplas me lojtarët e Real Betis gjatë një miqësore para-sezonale.
Mesfushori përfundoi një lëvizje të përhershme në Marseille nga Arsenali këtë verë, pasi bëri përshtypje si i huazuar në klubin e Ligue 1 sezonin e kaluar, shkruan Periskopi.
Një pjesë e arsyes pse trajneri Mikel Arteta donte që ai të largohej nga Topçinjtë ishin problemet e tij të raportuara disiplinore.
Shikoni momentin në video: