Ish ushtari i UÇK-së: Kjo është e pafalshme, nuk tolerohet

Ish ushtari i UÇK-së: Kjo është e pafalshme, nuk tolerohet

Këshilltari i Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi, ka ripërsëritur deklaratën e tij të dikurshme se Dick Marty nuk është anti shqiptar. Ai ka thënë se pjesëtarë të UÇK-së kanë kryer krime ndaj civilëve serbë. Madje, ka thënë se po dyshohet që janë njëmijë civilë serbë të vrarë.

Ish ushtari i UÇK-së, tash deputet nga AAK, Gazmend Syla ka reaguar ndaj deklaratës së Gashit, shkruan Periskopi.

Syla thotë se nëse ekziston një njeri i ndershëm në VV, duhet të distancohen nga deklarata e Gashit të cilin e quan ‘’monstrum’’

Reagimi i plotë:

Familjarë dhe shokë të dëshmorëve. Invalid dhe ju që nuk kursyet asgjë për lirinë e vendit.

Në kohën kur ende plagët e luftës na kullojnë gjak; kur ende presim të pagjeturit; kur na qanë zemra për motrat tona të dhunuara; kur ende përballemi me agresion nga Serbia, Qeveria përmes puthadorëve të tij po na faturon krimet e luftës, akuza këto që vazhdimisht na ka bërë Serbia.

Në paçtë një njeri të ndershëm e patriot në VV, duhet të distancohen nga ky monstrum.

Përndryshe, ky është sulm direkt ndaj viktimave të UÇK-së, familjarëve të dëshmorëve, veteranëve të luftës, grave të dhunuara dhe luftës së UÇK-së.

Kjo është e pafalshme. Kjo nuk tolerohet.

Shpërndaje në: