Ish-trajneri i skuadrës shqiptare bën skandal në konferencën për shtyp, ankohet për birrat pa alkool

Ish-trajneri i skuadrës shqiptare bën skandal në konferencën për shtyp, ankohet për birrat pa alkool

Megjithatë aventura e trajnerit austriak ishte e shkurtër duke u larguar pa lënë gjurmë në kampionatin shqiptar.

61-vjeçari së fundmi ka marrë drejtimin e skuadrës austriake të Klagenfurtit e cila militon në futbollin elitar austriak. Por Pakult është bërë protagonist në vendin e tij duke krijuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Në konferencën për shtyp të pak ditëve më parë, Pakult është “ankuar” se i vendosin përpara gjithmonë birra pa alkool, gjë e cila është cilësuar si skandal nga mediat austriake.

Postimi nga faqja gjermane “SPOX.com” ka marrë reagime të shumta me mbi 1700 komente ku shumë prej tifozëve e morën me të qeshur këtë rast ndërsa disa të tjerë e kthyen në ironi.

 

 

Shpërndaje në: