Ish-trajneri i Italisë largohet nga bota e futbollit: Isha i vetmuar dhe në ankth!
Cesare Prandelli duket se e ka mbyllur përfundimisht aventurën e tij në profesionin e trajnerit.
Detyra e fundit e italianit daton para një viti teksa ishte në krye të Fiorentinës në Serie A, por tashmë vetë 65-vjeçari thekson se nuk i mungon më profesioni i tij ndërsa shtoi se fakti që po qëndron larg futbollit ia ka zbukuruar jetën.
“Pasioni është gjithnjë i pranishëm, por nuk më mungon detyra e trajnerit dhe besoj se tashmë nuk ka më kthim pas. Fakti që jam larguar nga futbolli dhe po e ndjek në distancë duket se më ka bërë mirë.Nuk ka të bëjë me depresionin, por ndihesha në ankth dhe i vetmuar kjo edhe prej mbylljes së stadiumeve si pasojë e COVID-19. E falenderoj Fiorentinën sepse më mirëkuptoi, tani më duket sikur kam zbuluar kënaqësinë e normalitetit”, u shpreh Prandelli.