Ish-tenistja numër 1 e botës tronditë me lajmin: Kam kancer në vezore, po bëj kimio
Chris Evert është e sëmurë dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë. Kampionia e 18 Grand Slameve ka zgjedhur të informojë tifozët e saj me një njoftim përmes Twitterit:
“Dëshiroj t’ju them se jam diagnostikuar me kancer në vezore të gradës së parë, kam shumë besim se mund ta kapërcej dhe jam e sigurt se kimioterapia do të japë rezultate të mira. Fatmirësisht e morëm vesh me kohë”.
https://t.co/LVUsO3QqfD pic.twitter.com/B8WwKxsFmc
— Chris Evert (@ChrissieEvert) January 15, 2022
Kampionia amerikane 67-vjeçare kërkoi të respektohet privatësia e saj: “Shpresoj që ta kuptoni nevojën time për t’u fokusuar te shëndeti dhe kurat e duhura. Sidoqoftë do të më shihni ndonjëherë në lidhje direkte në Espn për ndonjë koment mbi Australian Open”.