Ish-shefi i USAID-it: Kosova u ndërtua nga zero, për 25 vjet është arritur mjaftë mirë
Ish-drejtori i USAID-it në Kosovë, Dale Pfeiffer, ka kujtuar përpjekjet për rindërtimin e Kosovës pas luftës, duke theksuar se për 25 vjet vendi ka arritur të ndërtohet dhe të bëhet një nga shtetet më demokratike në botë.
Duke folur në RTV Dukagjini, Pfeiffer theksoi rëndësinë e punës së bërë nga USAID dhe donatorë të tjerë ndërkombëtarë në ringjalljen e një vendi të shkatërruar nga lufta.
Pfeiffer kujtoi kohën e pasluftës kur çdo gjë ishte e nevojshme për të funksionuar shteti.
“Gjithçka ka qenë e nevojshme, është dashur të ndërtohet diçka të funksionojë shtetit. Njerëzit është dashur të ndërtona jetët e tyre, të gjene familjarët dhe të shohin a janë gjallë apo jo. gjithçka është dashur të ndërtohet nga zeroja. Të gjejnë punë, të gjene banka, ti vendosin të hollat, asnjë nga ato gjerat nuk ka ekzistuar atëherë. USAID ka punuar ne donatorë e tjerë që të riparojnë sa më shpejt”, ka thënë Pfeiffer.
Një aspekt i veçantë që Pfeiffer përmendi ishte përkushtimi dhe aftësia e kosovarëve për t’u ambientuar me komunitetin ndërkombëtar dhe për të ndërtuar së bashku një shtet të ri.
“Unë kam një përshtypje që kosovarët janë ambientuar me komunitetin ndërkombëtarët dhe bashkërisht e kanë ndërtuar Kosovën dhe ishte shumë impresionuese”.
Ai kujtoi momentet emocionuese kur për herë të parë pa çfarë është liria në Prishtinë dhe entuziazmin e njerëzve që ndiheshin të lirë pas dekadave të shtypjes.
Pfeiffer kishte kërkuar vetë të vinte në Kosovë për të ofruar ndihmën e tij. Ai kishte shprehur dëshirën e tij të fortë për të ndihmuar popullin e Kosovës pas pastrimeve etnike dhe shkatërrimeve të luftës.
“E kam parë që janë bërë pastrime etnike dhe kam pasur interesim për Kosovën. Një mik i imi ka punuar në USAID, i kam thënë jam pensionuar por kam ardhur vullnetarisht që të punoj ne mënyrë që ta kthejnë Kosovë në këmbët e tyre. Dhe ai më ka ftuar dhe ka thënë që mund të shkosh në Bruksel dhe ta përfaqësosh dhe unë dëshiroj të vijë në Kosovë dhe ta ndihmojë Kosovën, në rregull dhe ai më ftoi dhe tha dëshirojmë që të shkoni në Maqedoni dhe një ekip i vogël i kosovarëve dhe britanikë kanë përgatitë për të hapur pas bombardimeve dhe pajisje janë siguruar.
Kemi hip në kamion pas mbarimit të bombardimeve dhe kemi ardhur në Prishtinë. Dhe në një restorant janë mbledhur shumë njerëz, disa qanin disa buzëqeshin.. në anën tjetër kanë qenë serbët me armë, por kanë shkuar”, ka treguar ish-drejtori i USAID.
Në retrospektivë, Pfeiffer vlerësoi progresin e Kosovës gjatë 25 viteve të fundit, duke e cilësuar atë si një nga shtetet më demokratike në botë.
“Kosova është një shtet i ri, plotë jetë, me potencial por me probleme… Sinqerisht mendoj që është bërë shumë, 20 vjet është një kohë e shkurt e historisë. E kam lexuar një biografi të Benjamin Franklin për revolucionin amerikan dhe pas 25 vjetësh Amerika ka kaluar nëpër problemet e njëjta siç kaloni ju. Duke pasur një shtet që filloni nga e para jeni duke e arritur këtë mjaftë mirë”, ka thënë Pfeiffer.