Ish-shefi i prokurimit në KEK, Ymer Dragusha, i bashkë-akuzuari me Nagip Krasniqin, pranon fajësinë për 4 vepra penale (Dokument)

Ish-shefi i prokurimit në KEK, Ymer Dragusha, i bashkë-akuzuari me Nagip Krasniqin, pranon fajësinë për 4 vepra penale (Dokument)

Gazetari Lirim Mehmetaj ka publikuar dokumentin që dëshmon se si ish-shefi i prokurimit në KEK, Ymer Dragusha ka pranuar fajësinë për 4 vepra penale, shkruan Periskopi.

I pandehuri Ymer Dragusha me shënimet si në shkresat e lëndës, pajtohet që të pranojë fajësinë për katër vepra penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar e sanksionuar me nenin 414 par. 2 lidhur me par. 1 të Kodit Nr. 06\L-074 Penal të Republikës së Kosovës“, thuhen në dokumentin e Prokurorisë së Shtetit.

Dosja e Prokurorisë ndaj Nagip Krasniqit, Ymer Dragushës e Isuf Zejnës për keqpërdorimet në KEK, dëmi rreth 37 milionë euro

Dragusha akuzohej se në bashkëkryerje me Nagip Krasniqin, i cili ishte kryeshef i KEK-ut, i kanë tejkaluar kompetencat e detyrave zyrtare.

 

Postimi i plotë i Lirim Mehmetajt:

Ekskluzive: Marrëveshja për pranim të fajësisë nga Ymer Dragusha, i bashkë-akuzuari me Nagip Krasniqin për veprat penale në KEK – Dragusha ishte ushtrues detyre i drejtorit të Zyrës së Prokurimit

Kjo është marrëveshja për pranim të fajësisë nga Ymer Dragusha, i bashkë-akuzuari me Nagip Krasniqin për kryerën e veprave penale në Korporatën Energjetik të Kosovës.

Dragusha akuzohej se në bashkëkryerje me Nagip Krasniqin, i cili ishte kryeshef i KEK-ut, i kanë tejkaluar kompetencat e detyrave zyrtare.

Tejkalimi i kompetencës është bërë që t’i mundësojnë përfitim personit tjetër, në këtë rast operatorit ekonomik “Litwin S. A.” në rastin e aktivitetit të prokurimit lidhur me “Riparimin Kapital të kalldasë të bllokut A5”.

Siç dihet nga dosja, të gjitha veprimet jo ligjore që i kishte ndërmarrë Dragusha ishin urdhëruar nga vetë Nagip Krasniqi.

Në këtë rast është e përfshirë edhe Dejona Mihaili dhe ministrja Artane Rizvanolli.

Përveç këtij rasti, bëhet fjalë edhe për tri raste të tjera.

Keqpërdorimet në KEK/ Ngritet aktakuzë ndaj Ymer Dragusha, ish-shef i prokurimit

 

Shpërndaje në: