Ish-punonjësit e paditën për pagat, reagon Kim Kardashian
Shtatë ish-anëtarë të stafit të kopshtarisë dhe mirëmbajtjes së rezidencës 60 milionë dollarëshe të Kim Kardashian në Hidden Hills, e paditën para disa ditësh miliarderen për sjellje të keqe dhe për faktin që s’i ka paguar për punën e tyre.
Sipas padisë së paraqitur të hënën në Los Angeles, paditësit pretendojnë se Kardashian ishte vonë me pagën e tyre, mbajti 10 përqind të pagave të tyre për taksat dhe më pas nuk ua përcolli shumat qeverisë – refuzoi t’i paguante ata jashtë orarit , dhe ndonjëherë i detyronte ata të punonin pa pushime vakti.
Andrew Ramirez, vëllai i tij Christopher Ramirez dhe djali Andrew Ramirez Jr, së bashku me Aron Cabrea, Rene Ernesto Flores, Jesse Fernandez dhe Robert Araiza e paditën Kim për paga të papaguara dhe për kohën shtesë në punë.
Por Kim nuk ka lejuar që këto fjalë të përhapen më tej e të ngrihen akuza për të. Ajo ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj dhe dikush e ka pyetur: “A i paguan punonjësit”.
Miliarderja ka vendosur të përgjigjet publikisht dhe të tregojë të vërtetën e saj. Ajo shprehet se ish-punonjësit janë ngatërruar me personin e gabuar, sepse nuk ka bërë kurrë diçka të tillë.
“Absolutisht, unë i respektoj njerëzit për kohën e tyre dhe punën dhe fatkeqësisht këta punonjës po padisin njeriun e gabuar. Unë kam paguar palën shitëse dhe ishte detyrë e tyre që të paguan stafin e tyre. Shpresoj që ata ta zgjidhin këtë çështje sa më parë”, është përgjigjur Kim Kardashian.