Ish-presidentja Jahjaga darkon me admiralin Munsch: E falënderova për kontributin e KFOR-it
Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ka darkuar sonte me admiralin Stuart B. Munsch.
Jahjaga ka ndarë edhe një fotografi nga ambientet e qëndrimit sonte, ku dhe thotë se e ka falënderuar admiralin për punën ndër vite të KFOR-it në garantimin e sigurisë dhe paqes në Kosovë.
”Një darkë shumë e mirë pune me mikun tim, Admiralin Stuart B. MUNSCH. Falënderova Admiralin për punën ndër vite të KFOR- it si garantues të sigurisë dhe paqes në Kosovë”.