Ish-presidenti i Federates spanjolle arrestohet menjëherë pas aterimit në aeroport
Luis Rubiales u arrestua mëngjesin e ditës së mërkurë në aeroportin Barajas pas ardhjes nga Republika Domenikane dhe u dërgua me një furgon policie në gjykatë, ku do i merren deklaratat e tij.
Ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, po hetohet nga gjykata numër 4 e Majadahonda për krimet e pastrimit të parave, korrupsionit në biznes, administrimit të padrejtë dhe anëtarësimit në organizatë kriminale.
Rubiales mohon akuzat dhe replikon çdo gjë që është thënë për të.
Megjithatë, gjykata pritet të marrë vendimin pasi të dëgjojë edhe deklaratat e Rubiales.