Ish-ministri kanadez pretendon se iluminati ekziston – “ka teknologji për të ndryshuar klimën” (Foto/Video)

Periskopi.com SOK

Paul Hellyer i cili ishte mbikqyrësi i forcave mbrojtëse të Kanadasë në vitin 1960 ka thënë se iluminatit janë të vërtetë dhe ata kontrollojnë botën – duke e bërë zyrtarin e parë qeveritar që deklarohet për një çështje shumë komplekse.

Hellyer tha për “Lazarus Effect” se ai beson që elita e botës përdor teknologji për të ndikuar në ndryshimin e klimës, por i mban të fshehur nga publiku.

Kur është pyetur ai përse ndodh një gjë e tillë, Hallyer është përgjigjur se iluminati dëshiron të ndihmojë industrinë e naftës, raporton “Daily Mail”, transmeton Periskopi.

Iluminati janë një grup që teoricienët e konspiracionit thonë se ata kontrollojnë botën, ekonominë dhe anëtarët e tyre vijnë nga bota e politikës, biznesit dhe argëtimit.

Sipas Hellyer, shumica e anëtarëve të iluminatit posedojnë aksione në industrinë e naftës. “Një komplot i fshehtë po drejton botën dhe ata kanë arritur ta mbajnë këtë teknologji nën kontrollin e tyre deri sa të mund të fitojnë miliardat e aseteve nga nafta,” tha Hellyer.

“Dhe kjo nuk do të ndryshojë deri sa qindra mijëra njerëz të bashkohen dhe të thonë: Duhet të jeni të pastër, të na tregoni se çfarë po ndodh dhe të ndryshoni prioritetet tuaja për të shpëtuar botën për brezat e ardhshëm, në vend që të nxitni luftëra.”/Periskopi/

Paul Hellyer, who served in the Canadian government for decades, claims that the Illuminati is a real entity and is withholding information from the public

The Illuminati is a group that conspiracy theorists say has a great deal of influence over global affairs despite being secretive

Shpërndaje në: