Ish-ministri: Hapja e Urës së Ibrit në kundërshtim me KFOR-in, Qeveria mund ta bëjë vetëm për motive politike e populliste
Pavarësisht kundërshtimit të bashkësisë ndërkombëtare, Qeveria e Kosovës tash e sa ditë po paralajmëron Urën e Ibrit në Veri të Kosovës. Kundër këtij veprimi kanë dalur edhe disa serbë të cilët protestuan të mërkurën.
Ndërsa, KFOR-i tha se çdo vendim për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër duhet të merret në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
E hapja e kësaj ure, mund të shfrytëzoet nga Vuciqi e Lista serbe për të tensionuar situatën, thotë Ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati.
Ai në një prononcim për Periskopin ka thënë se Qeveria nuk duhet të bëjë veprime të njëanshme, por të koordinohet me aleatët.
“Përkundër që është e drejtë e Qeverisë për të shtrirë sovranitetin por edhe të sigurojë lëvizje të lirë sikursë është rasti i urës, megjithatë duke mar parasysh se këtë edhe Lista Serbe, një pjesë e qytetarëve dhe Vuciqi mund ta shfrytëzojnë për qëllime të tjera destruktive për të rrit tensione, dhe për të dukur se serbët janë të rrezikuar, unë mendoj se është e domosdoshëm koordinimi me bashkësinë ndërkombëtare, dhe në këtë rast nuk duhet të ketë veprime të njëanshme”, ka thënë Ferati.
Ferati ka thënë se për moseskalim të situatës në veri, KFOR-i mund të ndalojë institcuionet e Kosovës.
Ai ka thënë se kundërshtimi i KFOR-it nga ana e qeverisë për hapjen e Urës së Ibrit mund të jetë për motive politike e populliste.
“Ajo që kish me qenë më komprementuese kishte me qenë veprimi i njëanshëm dhe pastaj tërheqja sic ka ndodh me rastin e tabelave qe të veprohet me cdo kusht, edhe pse nuk është e sigurt se a lejohet, sepse KFOR-i mund të ndërhyjë dhe mos të lejojë fare ta bëjnë dicka të tillë, por në kundërshtim me KFOR-in dhe nëse ndodh rritja e tensionit është edhe më komprementuese, nuk është qeverisë që nuk i din këto, por nëse përkundër kësaj vepron, atëherë prapa kësaj mund të jetë vetëm motive politike, përfituese, populliste”, u shpreh ish ministri.
Synimet e Qeverisë së Kosovës për hapjen e urës, si dhe mbyllja e nëntë objekteve të Postës së Serbisë në veri të Kosovës më 5 gusht, janë dënuar nga bashkësia ndërkombëtare.
Policia e Kosovës para dy ditëve i mbylli nëntë objekte të Postës së Serbisë që vepronin ilegalisht në Kosovë.Kundër këtij veprimi doli ShBA, BE-ja, Gjermania e Franca.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se ky aksion i Qeverisë së Kosovës është kundër dialogut Kosovë – Serbi dhe se ky veprim çon në tensione të reja.
“Por të gjitha çështjet që listuar, janë çështje ku Kosova ka probleme. Fakti që BE-ja vendosi masa kundër Kosovës vitin e kaluar, është reflektim i hapave që quan në eskalim. Tani po shohim më shumë hapa të njëanshëm, veprime të pakoordinuara. Kjo nuk është në fakt shtensionim, kjo qon në tensione të reja. Dhe kjo duhet të kuptohet mirë nga ata që marrin vendime në Prishtinë”, ka deklaruar Stano.
Ndërsa ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, përmes një postimi në platformën “X”, tha se hapat e njëanshëm bien ndesh me marrëveshjet e arritur në dialog./Periskopi