Ish-ministri britanik, MacShane: Serbia po përgatit sulme të reja në veri të Kosovës

Ish-ministri britanik, MacShane: Serbia po përgatit sulme të reja në veri të Kosovës

Denis MacShane, ish-ministri britanik për Evropën, ka folur për planet që po thur Serbia në veriun e Kosovës.

MacShane thotë se këto provokime janë fatkeqësisht pjesë e politikës serbe, e cila po përgatit sulme të reja, të njëjta me ato që ndodhën shtatorin e kaluar në Banjskë.

“Dua të them, fakti i qartë është se të gjithë e dinë se çfarë ndodhi, paraushtarakët erdhën fillimisht nga veriu i Kosovës, nga zonat serbe në veriun e Kosovës, organizuan një sulm, u vranë njerëz. Po, njerëzit do ta pranojnë këtë si të vërtetë të sigurt, fatkeqësisht këto provokime janë pjesërisht pjesë e politikës serbe”, u shpreh për EuronewsAlbania.

Në eksperiencën e tij të fundit në Brezovicë, MacShane tregoi se shqiptarët dhe serbët atje kanë jetuar mirë. Megjithatë pavarësisht kësaj Serbia po bën çmos për të zaptuar veriun e Kosovës.

 

Serbia nuk mund të pranojë përfundimisht poshtërimin e saj nga mposhtja. Na pëlqen apo jo, shumë njerëz në Serbi, ende e shohin Kosovën në mënyrën që Franca e shihte Algjerinë 60-70 vite më parë, apo në mënyrën që Britania e shihte Irlandën 100 vite më parë”, tha ai.

Për Denis MacShane, Kosova shihet nga qeveria serbe si pjesë e saj e pandashme, “e si për fat të keq ende nuk është mundur të gjendet një urë komunikimi mes dy vendeve”.

“Dhe nuk kemi gjetur dikë në anën e Kosovës që ndoshta ka mundur të vendosë komunikim. E di që kjo është një kërkesë e madhe, sepse të gjithë në Kosovë, me të drejtë e shohin veten si viktima dhe serbët duhet të ndëshkohen. Por, nëse kjo gjuhë ndëshkimi dhe hakmarrjeje vazhdon, kam frikë se nuk do të ketë asnjë zgjidhje apo paqe”, tha ish-ministri britanik.

Shpërndaje në: